Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër
09 nëntor 2020
| 15:54
Futbollistët e Zurichut me origjinë nga Kosova, Benjamin Kololli dhe Toni Domgjoni janë përzgjedhur në ekipin e javës të Superligës zvicerane.
Zurich e mposhti 2-0 Luzernin në fundjavë, teksa Kolilli realizoi gol si dhe nxjerri një penallti për skuadrën. Domgjoni luajti për mrekulli në mesfushë, duke gabuar vetëm një pasim gjatë gjithë ndeshjes dhe duke kontribuar në aksionet e rrezikshme të Zurichut.