Dy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci (foto)

10 tetor 2022 | 16:10

Dy lojtarët shqiptarë janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Lindon Selahi, autor i katër ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, u transferua verën e kaluar nga Twente te Rijeka.

Mesfushori 23-vjeçar shkëlqeu në fitoren 0-2 të Rijekës në fushën e Goricas, duke u bërë pjesë e 11-s më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat, aty ku me meritë është përfshirë edhe Ermir Sahiti.

23-vjeçari me një të kaluar te Shqipëria U19 dhe U21, zgjodhi të përfaqësojë Kosovën në vazhdim, teksa debutoi me dardanët në muajin qershor.

Sahiti zhbllokoi me një eurogol sfidën Hajduk Split-Varazdin (2-1).

Sulmuesi i krahut “shpiku” një roveshatë spektakolare në minutën e 33-të, duke kaluar në avantazh Hajdukun, që mbën vendin e dytë në kampionat.

Ky ishte goli i parë sezonal për Sahitin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodney Purvis është shpallur MVP i javës së pestë në…