Dy shqiptarë në mesin e viktimave në aksidentin në Venecia
08 dhjetor 2023
| 14:11
Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë.
Vetura e drejtuar nga kosovari A.H. i cili mbeti i vdekur, ka rënë në një kanal të Portogruaro. Nga ky aksident ka humbur jetën edhe shqiptarja E.Gj, 26 vjeçe dhe italianja, G.T, 20-vjeçare, shkruajnë mediet italiane.
Kujtojmë se familja nga Kosova në aksident trafiku në maj të këtij viti ka humbur edhe djalin tjetër, A.H, 18-vjeçar.
Aksidenti ku ka vdekur i riu nga Kosova ka ndodhur në vendin e njëjtë me aksidentin ku i kishte vdekur vëllai muaj më parë.