Dy shtetas të Kosovës arrestohen nga policia e Serbisë

13 dhjetor 2020 | 16:51

Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga policia serbe, për shkak se kanë humbur orientimin si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur nga territori serb.

Këtë e konfirmoi për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Pas arrestimit të hyre gjatë ditës së djeshme, Hoxha thotë se Policia e Kosovës ka marrë veprime të menjëhershme.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se janë duke e trajtuar këtë rast, dhe se nuk mund të japin informacione shtesë për shkak të procedurave të mëtejme.

“Janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme”, ka thënë Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli është rikthyer furishëm nga lëndimi…