Dy shtete australiane shpallin gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve
Dy shtete australiane, Ueslli i Ri Jugor dhe Kuinslland, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarret është thënë se tanimë përbëjnë kërcënim “katastrofik” për popullsinë që jeton në lindje të këtij vendi.
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në tri ditët e fundit si pasojë e motit, në këto dy shtete.
Zyrtarët kanë thënë se moti do të përkeqësohet të martën rreth Sidnejt, qytetit më të madh.
Aktualisht, më shumë se 120 zjarre janë aktive në Uesllin i Ri Jugor dhe Kuinslland.
Në Uellsin e Ri Jugor zjarret kanë djegur, 970 000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi.
Nëntë shtëpi tjera është thënë se janë djegur në Kuinslland.
“Secili duhet të jetë i alarmuar pavarësisht ku jeni dhe secili duhet të mendojë më të keqen”, ka thënë kryetarja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, raporton “Rel”.
Qeveria konservatore e Australisë ka refuzuar të deklarojë nëse ndryshimet klimatike i kanë kontribuuar kësaj klime.
“Mendimet e vetme të miat sot janë me ata që kanë humbur jetën apo familjet e tyre”, ka thënë kryeministri australian, Scott Morrison.