Dy shtete ofrojnë garancë për lirimin e ish-presidentit Thaçi nga paraburgimi
Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk qe e gatshme të dalë garantuese e lirimit nga paraburgimi të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete të tjera.
Kështu thuhet në vet parashtresat e avokatit të ish-Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, përcjell klankosova.tv.
“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, është thënë në parashtresat e avokatit.
Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.