Dy skitare do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF Sarajeva 2019
Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të dytë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019, që mbahet prej 9 deri më 16 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë e Hercegovinës.
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës, ka vendosur që në EYOF Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019 të dërgojë dy sportiste të skijimit alpin: Elba Kokaj dhe Klea Vrella. Të dy skitaret, Kokaj (17-vjeçare) dhe Vrella (16), do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh. Bashkë me sportistet do të udhëtojnë edhe trajnerët Feim Kollçaku dhe Egzon Agani.
Kosova është në mesin e 48 shteteve të Evropës që do të marrë pjesë në EYOF Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019. Për herë të parë në EYOF-in dimëror, KOK-u u paraqit në “Erzurum 2017”.