Dy skuadra angleze e duan Strakoshën
11 qershor 2019
| 15:14
Hugo Lloris pritet të largohet nga Tottenham Hotspur dhe portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha po shihet si zëvendësues i francezit.
Paulo Gazzaniga është aktualisht portieri i dytë i skuadrës angleze, mirëpo nuk ka arritur të dëshmojë se e meriton vendin e titullarit, prandaj “Spurs” po mendojnë që Strakosha të jetë pasardhës i Llorisit.
“La Gazetta dello Sport” raporton se edhe Arsenali është skuadra e dytë angleze që e dëshiron portierin Strakosha.