Dy skuadra angleze në çerekfinale

12 mars 2025 | 23:19

Arsenali ka barazuar në ndeshjen e kthimit ndaj PSV Eindhoven 2-2, por falë rezultati nga ndeshja e parë ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vetëm pas pesë minutave lojë ndeshja u zhbllokua ku vendasit kaluan në epërsi falë golit nga Zinechenko që realizoi për 1-0.

Megjithatë në minutën e 18-të holandezët barazuan, ku veterani kroat Ivan Perisic u gjet bukur në zonë dhe shënoi për 1-1.

Arsenali riktheu epërsinë 2-1 në minutën e 37-të, kur kësaj radhe realizoi mesfushori Declan Rice pas asistimit të dytë në ndeshje nga Raheem Sterling.

Me epërsinë e londinezëve 2-1 u mbyllën 45 minutat e para në “Emirates Stadium”.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sidomos për vendasit që kishin epërsi të madhe edhe nga ndeshja e parë.

Megjithatë ishin mysafirët që në minutën e 70-të të ndeshjes barazuan shifrat në 2-2 me anë të Driouech.

Deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll barazim 2-2.

Kësisoj Arsenali kalon në çerekfinale me rezultat të thellë pas dy ndeshjeve 9-3.

Në çerekfinale Arsenali do të ndeshet me fituesin e duelit të derbit të Madridit mes Atletico dhe Real Madrid.

Një tjetër angleze u kualifikua, Aston Villa, e cila fitoi 3-0 me Club Brugge, duke arritur çerekfinalen pas rezultatit të përgjithshëm 6-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emrat e kandidatëve për deputetë janë publikuar këtë të mërkurë,…