Dy skuadra në garë për Lewandowskin
16 maj 2019
| 17:30
Robert Lewandowski në fund të sezonit me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën Bayernit duke ndjekur rrugën e Arjen Robbenit dhe Franck Riberys.
Sipas revistës gjermane “Kicker”, polaku kërkohet nga PSG-ja dhe Manchester United. Të dyja këto skuadra janë duke kërkuar një sulmues klasi para portës, pasi lojtarët që kanë në dispozicion nuk po japin më të mirën. Cavani pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Lukaku nuk është në një formë të mirë.
Lewandowski shënon sistematikisht në Gjermani dhe mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve vazhdon të ketë statistika jo të këqija.