Dy stadiume në Suedi do të mbajnë emrin e Erikssonit

28 gusht 2024 | 13:30

Suedia ka vendosur të përjetësojë Sven-Goran Eriksson. Në respekt të karrierës së tij si trajner, emri i tij do të vendoset në dy stadiume, në Degerfors dhe Goteborg. Suedia ende po qan për humbjen e ish-trajnerit të futbollit Sven-Goran Eriksson.

E për ta përjetësuar atë dhe karrierën e ndritur që pati si trajner, shteti suedez po mendon t’i vendosë emrin e tij dy stadiumeve. Në stadiumin Degerfors por edhe në Ullevi në Goteborg, ku trajneri u zbulua, pasi fitoi Kupën UEFA në 1982 me Ifk, klubin e qytetit. Erikson numëron një karrierë fantastike, e cila filloi në Goteborg me triumfin në Evropë 42 vjet më parë. Dhe kështu bota filloi të flasë për të, për këtë trajner të ri suedez.

Karriera e të cilit filloi të ngjitë shkallët një e nga duke drejtuar skuadra të mëdha evropiane. Gazetat suedeze dhe lajmet televizive kanë folur pothuajse ekskluzivisht për vdekjen e Eriksson ditët e fundit, duke përmendur edhe karrierën e tij italiane. Shumë u fol edhe për faktin se Eriksson mbeti gjithmonë një zotëri, i përulur, i qetë e me këmbë në tokë. E me të drejtë emri i tij pritet të përjetësohet në dy stadiume të Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të parë në…