Dy studente i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i janë bashkuar dy studente.
“Shpresa dhe Shqiponja u bashkuan në Lëvizje. Të dyja janë duke e punuar temën e masterit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Telekomunikacionit. Studente të dalluara, profesioniste të pasionuara, qytetare të ndërgjegjshme. Shpresë Sadiku shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Mitrovicë, kurse Shqiponjë Bicaj në Prishtinë. Pas përfundimit të studimeve kanë bërë internship në Evropën perëndimore, në fushat e sinjalizimit të hekurudhave e të energjisë së ripërtërishme. Dija e specializuar dhe angazhimi në Vetëvendosjes janë kombinim i mirë”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/