Dy super ndeshje në Ligën e Kampionëve: Leverkusen – Milan dhe Arsenal – PSG

01 tetor 2024 | 08:39

Nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen sonte (e martë). Këto janë ndeshjet e dyta, derisa vëmendja kryesore pritet të jetë në derbin mes Bayer Leverkusenit dhe Milanit. Kampionët e Gjermanisë ku luan shqiptari Granit Xhaka kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë dhe tash në “BayArena” kërkojnë fitoren e dytë ndaj Milanit që e nisi jo mirë sezonin në Ligën e Kampionëve duke u mposhtur në “San Siro”. Tash kuqezinjtë kërkojnë tri pikët e para në garën më të fortë, derisa janë të motivuar pas dy fitoreve radhazi në Serinë A kundër Interit dhe Lecces.

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, në konferencë për shtyp për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, në “Bay Arena”, ka thënë se klubi që ai e drejton është gati të përballet me një ekip të madh siç është Milani. “Ne do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Ne do të kemi nevojë për paraqitjen tonë më të mirë në fushë, jemi gati. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, por mirë është edhe kështu. Të luash kundër skuadrave italiane është gjithmonë e vështirë, duhet durim i madh me posedimin e topit, sepse ata janë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë ulët, në të njëjtën kohë mbrojnë mirë. Stili i Paulo Fonsecas është i qartë. Ata kanë një ide dhe modul të përcaktuar. Do të shohim se çfarë lloj ndeshjeje do të luajmë, por ne duam të jemi protagonistë. Jemi gati”, ka thënë Anloso.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Arsenalit dhe Paris Saint-Germain. Arsenali është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve, pasi në përballjen e parë në Bergamo kundër Atalantës luajti baras (0-0). Në fundjavë e mposhti Leicester City (4-2) dhe synon të vazhdojë me fitore ndaj një klubi shumë të fortë siç është PSG-ja. Kampionët e Francës janë në formë të mirë edhe përkundër largimit të Kylyan Mbapes në verë. Ndeshjen e parë francezët e fituan me mund të madh ndaj Gironës (1-0), derisa në fundjavë në Ligën 1 e mposhti Stade Rennais (3-1).

Të martën takohen:

18:45 Salzburg – Brest
18:45 Stuttgart – Sparta Prague
21:00 Arsenal – Paris Saint-Germain
21:00 Barcelona – Young Boys
21:00 Bayer Leverkusen – Milan
21:00 Borussia Dortmund – Celtic
21:00 Inter – Crvena Zvezda
21:00 PSV Eindhoven – Sporting CP
21:00 Slovan Bratislava – Manchester City

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë…