Dy superndeshje në Ligën e Kampionëve
Fituesi trembëdhjetë herë i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, sonte (e mërkurë) shkon në “San Siro” për ndeshjen e parë të Grupit D kundër kampionit në fuqi të Italisë, Interit.
Kjo është hera e dytë që këto dy skuadra janë në të njëjtin grup. Interi, në përjashtim të edicionit 2009-2010 me trajnerin Jose Mourinho, kur e fitoi Ligën e Kampionëve, nuk ka pasur paraqitje të mira në garën më të fortë të futbollit. Mirëpo tash kualiteti i kësaj skuadre është i madh dhe pasi fitoi “Scudetton” në kampionatin e kaluar, tash synon të bëjë shfaqje të mirë edhe në Ligën e Kampionëve.
“Nerazzurrët” kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit kundër “Los Blancos” në garat evropiane dhe pritet të jetë një mbrëmje sfiduese për ta. Nëse arrin fitore, Interi do të ishte në pozicion të mirë për t’u kualifikuar tutje, por edhe për të kërkuar vendin e parë në grup.
Duke kërkuar titullin e katërmbëdhjetë në Ligën e Kampionëve dhe të parin që nga viti 2017-18, Reali mbetet një nga favoritët kryesor të kësaj gare. “Los Blancos” shkon në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, pas fitores 5-2 të La Ligës kundër Celta Vigos, e cila ishte ndeshja e parë e luajtur në “Santiago Bernabeu” pas 18 muajsh. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Liverpoolit dhe Milanit në Grupin B. Të dyja këto skuadra do t’i kërkojnë pikët e plota në mënyrë që ta kenë më të lehtë kalimin e grupit në të cilin janë edhe dy skuadra të forta siç janë Atletico Madrid dhe Porto.
Grupi A
21:00 Club Brugge – Paris Saint-Germain
21:00 Manchester City – Leipzig
Grupi B
21:00 Atletico Madrid – Porto
21:00 Liverpool – Milan
Grupi C
18:45 Beshiktash – Borussia Dortmund
21:00 Sporting CP – Ajax
Grupi D
18:45 FC Sheriff – Shakhtar Donetsk
21:00 Inter – Real Madrid
/Epoka e re/