Dy supersfida në Ligën e Kombeve: Itali – Gjermani dhe Holandë – Spanjë

22 nëntor 2024 | 13:40

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Goglat kanë dhuruar përballje interesante, ku spikat supersfida Itali-Gjermani. U hodh edhe “rruga” për në finale.

Fituesja Itali-Gjermani do të përballet në gjysmëfinale me fituesen Danimarkë-Portugali, ndërsa fituesja e sfidës Kroaci-Francë ndaj fitueses së takimit Holandë-Spanjë. Çerekfinalet do të luhen në mars të vitit 2025, ndërsa finalet (Final 4) në qershor të vitit 2025.

Liga e Kombeve, shorti i çerekfinaleve:

Holandë – Spanjë
Kroaci – Francë
Danimarkë – Portugali
Itali – Gjermani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bshkimi Evropian (BE) pret që Kosova ta zbatojë marrëveshjen e…