
Dy synimet e Unitedit
08 tetor 2019
| 17:16
Manchester United është duke bërë një sezon skandaloz, ku në tetë takime deri më tani ka arritur që të grumbullojë vetëm 9 pikë.
Ekipi po mendon që të rindërtohet, dhe ka vendosur edhe objektivat për sezonin e ardhshëm. Ata janë dy: Koulibaly i Napolit dhe Rice i West Ham. Klubi anglez sapo i ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 mesfushorit 21 vjeçar dhe nuk e lëshon pa një çmim prej 100-120 milion euro.
Teksa akoma më e vështirë duket situata për Koulibaly, ku presidenti i Napolit u shpreh se nëse Maguire kushton 90 milion euro mbrojtësi i tij kushton 250. Kujtojmë që mbrojtësi anglez u transferua këtë verë pikërisht nga “djajtë”.