Dy talentë i bashkohen Kosovës U21

17 korrik 2020 | 17:46

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll do të pasurohet me dy talentë që vijnë nga futbolli suedez.

Bëhet fjalë për dyshen Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi të cilët do t’u bashkohen “dardanëve” së Rafet Prekazit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva, i cili ka deklaruar se ata shumë shpejt do t’i bashkohen Kosovës U21. “Po, kur ti rregullojnë dokumentet pritet të bashkohen me Përfaqësuesen U21 për vitin tjetër, do të thotë kualifikimet e tjera me gjeneratën 2000 dhe 2001”, ka thënë Sojeva.

20-vjeçari Sylisufaj ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për skuadrën e tij, duke qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës, ndërsa 18-vjeçari Ademi është paraqitur në pesë ndeshje. Kjo dyshe e talentuar do ta rrisë konkurrencën dhe cilësinë në ekipin e të rinjve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermieri i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Enlirat Duraku, i…