Dy të arrestuar për fajde në Prizren

26 mars 2025 | 15:25

Dy persona janë arrestuar për fajde në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarve F.K., viti i lindjes 1996 dhe B.K., viti i lindjes 1974, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Gjatë operacionit policor në automjetin e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit PIETRO BERETTA GARDONE dhe 13 fishekë. Po ashtu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar dhe një pushkë ajrore e model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishekë i kalibrit të panjohur si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin”, bën të ditur policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës,…