Dy të arrestuar për trafikim me njerëz në Fushë Kosovë
14 qershor 2021
| 21:50
Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar sot në Fushë Kosovë dy të dyshuar për trafikim me femra të mitura, me qëllim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave.
Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, ndërsa dy të miturat janë trajtuar sipas proceduarave standarde dhe të njëjtat janë nën mbrojtjen institucionale.
Pas intervistimit të dyshuarve u janë konfiskuar dy telefona dhe me vendim të Prokurorit të rastit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë.