
Dy të burgosur i vënë flakën dhomës në Qendrën Korrektuese në Lipjan
24 shkurt 2019
| 14:04
Policia e Kosovës ka raportuar se dy meshkuj, derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës nga dhomat e pavijonit të Qendrës Korrektuese në Lipjan.
Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për lëndime në njerëz.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.