Dy të lënduar në një aksident në Prizren
12 tetor 2020
| 22:29
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Bajram Curri” në Prizren.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku të përfshirë ishin dy vetura.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmaur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
“Po, ka ndodh një aksident në lagjen e Kukësit. Dy persona kanë marr lëndime të lehta sipas raportit mjekësor. Në aksident janë të përfshira dy vetura me targa vendore”.
“Me rastin është marrë Njësiti i Trafikut. Më pas rasti do t’i kalojë Departamentit për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Prizrenit”, ka thënë Gashi.