Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë, policia sekuestroi një kallashnikov dhe 90 fishekë

14 gusht 2024 | 08:36

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë. Si pasojë e tij, dy persona janë lënduar.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё  Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.

Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё dhe 90 fishek cal: 72×39.

“Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: ‘Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve’”, thuhet në njoftim.

Rasti ёshtё duke u hetuar nga njësiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në oborrin e…