Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Caralevë

06 tetor 2024 | 17:41

Një aksident mes dy veturave në Caralevë, la të lënduar dy persona.

Rastin për Klankosova.tv, e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo…