Dy të plagosur në Haraçinë, raportohet se mesin e tyre është edhe kryetari i komunës

01 prill 2024 | 15:14

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në Haraçinë të Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimeve të para në incident ka mbetur i plagosur një 39-vjeçar.

E.S. 39 është sjell në Shën Klimenti i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, kanë thënë nga spitali “Shën Naum i Ohrit” për “TV21”.

Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike, raporton “Telegrafi”.

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski për “Kurir”, ka thënë se bëhet fjalë për kryetarin aktual të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dhe shoferin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, planifikon të mbyllë kanalin e lajmeve…