Dy të plagosurit nga përplasja me armë zjarri në Velipojë janë jashtë rrezikut për jetë
27 qershor 2021
| 16:17
Jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të dukshme. Kjo është gjendja e 54-vjeçarit Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçarit Elmilind Dyli që mbetën të plagosur pas përplasjes me armë mesnatën e kaluar në Velipojë, ku katër persona u vranë.
Burime nga Spitali i Traumës ku ndodhen dy të plagosurit bënë me dije për “BalkanWeb” se Hasan Ferracaku ka dëmtime në dorë dhe parakrah, ndërsa Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ka lëndime tek gjuri i këmbës.
Të dy këta persona dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur ku u vranë dy vëllezërit Gocaj, 20-vjeçari Myzerim Zeneli si dhe Kujtim Ferracaku.