Dy të shëruar nga Malisheva dhe asnjë pozitiv me koronavirus
29 prill 2020
| 00:00
Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së martë, në mesin e të shëruarve nga Covid-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit.
Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar.
Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:
73 pozitiv me Covid-19
57 të shëruar
1 me fatalitet
15 në shërim e sipër