Dy të vdekur, 16 raste të reja me Covid dhe 16 të vaksinuar

28 mars 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë raportuar 16 raste të reja.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë  15 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës. Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648. Në total numri i rasteve aktive është 597”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski raportohet se është pajtuar t’i…