Dy të vdekur, 183 raste të reja me Covid dhe 579 të vaksinuar

20 shkurt 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 183 raste të reja me Covid  dhe janë dhenë 579 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 807 323 doza të vaksinës. Deri më sot 813 099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95 935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 2 787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217 507. Në total numri i rasteve aktive është 4 541”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se…