Dy të vdekur, 32 raste të reja dhe 278 të vaksinuar

31 mars 2022 | 15:14

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covid dhe janë raportuar 32 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës. Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.   Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746. Në total numri i rasteve aktive është 591”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Kejvina Kthella nuk heziton që herë pas…