Dy të vdekur, 32 raste të reja me Covid dhe 148 të vaksinuar

13 mars 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covidi dhe janë raportuar 32 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës. Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042. Në total numri i rasteve aktive është 709”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës ka festuar dje…