Dy të vdekur, 373 raste të reja dhe 1 mijë 427 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy perona dhe janë paraqitur 373 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 1 mijë 427 doza të vaksinës kundër Covid-19 dhe janë shëruar 1 mijë e 710 persona.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës. Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022. Në total numri i rasteve aktive është 9.461”, ka njoftuar MSh-ja.