Dy të vdekur dhe 1 mijë e 562 raste të reja me Covid
03 gusht 2022
| 13:22
Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë.
Tutje, në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë 1 mijë 562 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 1 mijë e 186 qytetarë janë shëruar. Janë kryer 4 mijë e 210 testime, ndërkaq 10 mijë e 288 raste janë aktive.