Dy të vdekur dhe 10 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
26 korrik 2021
| 14:45
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar 10 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 16 pacientë nga Covidi.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë marrë gjithsej 955 mijë e 617 mostra, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 156 mijë e 86, ai i personave të shëruar është 150 mijë e 295, dhe kanë vdekur 5 mijë e 491 persona. Në këtë shtet janë edhe edhe 300 raste aktive me koronavirus.