Dy të vdekur dhe 119 të infektuar me Covid në Shqipëri
17 gusht 2020
| 17:26
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë kanë rezultuar pozitivë si të infektuar me Covid-19 119 raste.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit, betejën me koronavirus e ka humbur një 60-vjeçar nga Durrësi dhe një 80-vjeçare nga Korça.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 22 persona, shkruan “TCh”.