Dy të vdekur dhe 133 raste të reja me Covid në Kosovë
23 shtator 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga Covidi vetëm dy persona dhe janë paraqitur 133 raste të reja me koronavirus.
Sipas kësaj ministrie gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi 805 persona.
“Nga 4 139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 625. Në total numri i rasteve aktive është 6 077”, ka njoftuar MSh-ja.