Dy të vdekur dhe 164 raste të reja me Covid -19 në Maqedoninë e Veriut

12 qershor 2020 | 15:46

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar se të premten janë regjistruar dy të vdekur dhe 164 raste të reja me Covid -19.

Ai ka deklaruar se viktimat janë nga Shkupi dhe Tetova të moshës 53 dhe 60 vjeç, të cilët vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike, si sëmundje të zemrës, diabeti dhe tensioni i lartë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 171 persona, prej tyre vetëm në Shkup janë regjistruar 47 viktima dhe nga 27 në Kumanovë dhe Tetovë.

Sa i përket të infektuarve, nga 164 rastet, vetëm në Shkup janë regjistruar 85 raste, 24 në Kumanovë, 18 në Tetovë ndërsa në 14 qytete tjera numri është më u ulët se dhjetë raste.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë…