Dy të vdekur dhe 17 raste të reja me Covid në Kosovë
02 korrik 2021
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona dhe janë paraqitur 17 raste të reja me Covid-19.
“Nga 1 241 testime 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 353. Në total numri i rasteve aktive është 172”, ka njoftuar MSh-ja.