Dy të vdekur dhe 247 raste të reja me Covid

14 shkurt 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes.

Sipas njoftimit për mediet, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 247 raste të reja me Covid.

“Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312. Në total numri i rasteve aktive është 10.800”, është thënë në njoftimin për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…