Dy të vdekur dhe 41 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
05 tetor 2020
| 14:58
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga Covid-19 në vend.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 41 raste të reja të infektimit me koronavirus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj, raporton “Epoka e re”.