Dy të vdekur dhe 43 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me Covid (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).
Numri total i rasteve pozitive është 15 663 raste nga 68 463 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 627 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 359.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.
(F.D / Epoka e re)