Dy të vdekur dhe 562 raste të reja me Covid në Kosovë
10 gusht 2021
| 14:57
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga Covid-19.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 562 raste të reja të infektuara me Covid.
Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 persona nga ky virus.
Deri tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194, ndërsa numri i viktimave në 2 mijë e 271.