Dy të vdekur dhe 787 raste të reja me Covid
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë paraqitur 787 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi 3 mijë e 600 persona
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 754 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 794 993 doza të vaksinës. Deri më sot 808 830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 89 927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 5 082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 3 613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195 021. Në total numri i rasteve aktive është 20 995”, ka njoftuar MSh-ja.