Dy të vdekur dhe katër të lënduar në aksident trafiku në Rahovec

26 korrik 2019 | 18:19

Në fshatin Bernjak të Rahovecit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur dy të vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Shkaktar i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi jo i sigurt.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Gjilanit të premten donatori Besnik Benz nga…