![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/jerusalem.jpg)
Dy të vdekur dhe katër të plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem
Një 35-vjeçar ka vdekur pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e vjetër të Jerusalemit, për të cilin zyrtarët izraelitë kanë thënë se ishte një operacion i Hamasit.
Katër të tjerë, mes tyre një burrë, gjendja e të cilit përshkruhet si e rëndë, janë plagosur në incidentin, i cili ka ndodhur të dielën në mëngjes pranë hyrjes së Portës së Zinxhirit në kompleksin e xhamisë al Aksa, i njohur gjithashtu si Mali i Tempullit.
Sulmuesi i dyshuar, i cili ka përdorur një armë automatike të improvizuar të njohur zakonisht si Carlo, ka thënë policia është qëlluar për vdekje nga oficerët e policisë në vendngjarje, shkruan “CNN.
Ministri i Sigurisë Publike i Izraelit, Omar Bar Lev, ka thënë se personi i armatosur ishte nga lagjja Shuafat në Jerusalemin lindor dhe një anëtar i krahut politik të Hamasit.
Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke e identifikuar sulmuesin si Fadi Abu Shkaydam, duke e quajtur atë një martir heroik dhe duke e përshkruar atë si një udhëheqës lokal të lëvizjes.
Ai ka thënë se sulmi ishte një përgjigje ndaj përpjekjeve për të përdhosur xhaminë Al Aksa.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett u ka thënë ministrave të qeverisë se ai po lutej për shërimin e të plagosurve dhe kishte udhëzuar forcat e sigurisë që të përgatiteshin për “sulme kopjuese”.
Incidenti vjen katër ditë pasi një palestinez 16-vjeçar është qëlluar për vdekje pasi ka kryer një sulm me thikë ndaj dy policëve kufitarë izraelitë në Qytetin e Vjetër, ka thënë policia.