Dy të vdekur dhe mbi 400 raste të reja me Covid

13 janar 2022 | 14:55

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 427 raste të reja me Covod.

“Nga 5 881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 315. Në total numri i rasteve aktive është 2 811”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar…