Dy të vdekur e 15 të plagosur pas një sherri në një festë në Miçigan

25 qershor 2023 | 09:34

Dy persona u vranë dhe 15 u plagosën pas një zënke dhe të shtëna në një festë të madhe në natyrë në Saginaw, Michigan.

Festa ishte reklamuar në mediat sociale, thanë autoritetet, dhe policia kishte shpërndarë turmën “shumë herë në vende të ndryshme” përpara incidentit, tha Policia e Shtetit të Miçiganit në një njoftim për shtyp.

“Policia ishte afër, duke u përgatitur për të shpërndarë turmën në këtë vendndodhje të re, kur telefonuesit e shumtë të 911 raportuan se njerëzit qëllonin mbi turmën”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet thanë se “shpërtheu një sherr mes pjesëmarrësve në festë dhe u qëlluan me armë. Ndërsa njerëzit u larguan nga vendi i ngjarjes, shumë u plagosën pasi u goditën nga automjetet që po largoheshin”.

Sipas deklaratës së policisë, janë përdorur të paktën pesë armë të kalibrave të ndryshëm dhe asnjë i dyshuar nuk është në mbajtje.

“Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri ose janë goditur nga një automjet. Dy viktima , një burrë 19-vjeçar dhe një grua 51-vjeçare kanë humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, zv/ministër i Arsimit, Shkencës…