Dy të vdekur e dy të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
21 tetor 2024
| 21:54
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar u.d i kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Mun ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura.”, tha Kryeziu.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin. Reporteri.