Dy të vdekur në Klinë, autori dorëzohet në polici – detaje të reja për ngjarjen tragjike

13 nëntor 2024 | 19:09

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes, në një lokal në qendër të Klinës.

Gazeta ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfisht në Klinë është Adrian Hoti rreth 21 vjeçar nga fshati Jashanicë dhe se ai tashmë është dorëzuar në polici.

Dy viktimat e këtij akti që terrorizoi vendin, janë të familjes Shlivova.

Njëri nga viktimat ende gjendet brenda lokalit, në të cilin ndodhi vrasja.

Ndërkaq viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në…