Dy të vdekur në Prizren
Dy persona janë raportuar të vdekur gjatë ditës së sotme në Prizren. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Në rastin e parë, pak para orës 11:00 në rrugën “Shaip Spahiu” një person i moshës 72-vjeçare është hasur pa shenja jete. Klankosova.tv merr vesh se viktima ishte në një lokal me djalin e tij kur i është keqësuar gjendja.
“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00 ,rrugën Shaip Spahiu në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72 vjeçar”, tha Gashi.
Ndërkaq në rastin e dytë, rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është raportuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë. Viktimës pasi është kthyer vetëdija nga mjekët, i njëjti ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit.
“Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është has një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit, i është dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Me vonë rreth orës 15:30 nga Spitali Rajonal jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59 vjeçar”, konfirmoi më tej Gashi.