Dy të vdekur nga të shtënat në qendër të Parisit
23 dhjetor 2022
| 13:50
Dy persona u vranë dhe katër u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit të premten, sipas autoriteteve franceze.
Siç raporton BBC, i dyshuari, 69 vjeçar, është arrestuar.
Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta, me dy nga katër të plagosurit në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët francezë.
Policia e Parisit në “Twitter” tha se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në këtë zonë.
“Është panik total, ne jemi mbyllur brenda”, tha një pronare e një dyqani për agjencinë e lajmeve AFP.
Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri të shtënash. /rel